Cleveland Cavaliers e Golden State Warriors kanë dërrmuar kundërshtarët gjatë tërë Playoff-it, duke shkuar kështu sigurt drejt finaleve të treta radhazi kundër njëri-tjetrit.
Pas një kohë kur liga NBA ishte shndërruar në një ligë që s’dihej mirë e sigurt se kush do të fitonte, tani më Cavaliers e Warriors po shndërrohen në dy dinasti, siç dikur ishin Los Angeles Lakers e Boston Celtics, njofton Klan Kosova.
Kalorësit e Clevelandit në krye me mbretin LeBron James kanë arritur fitoren e dytë në finale të lindjes, kundër Boston Celtics dhe të dyja fitoret i kanë arritur në terren mysafir.
Por, në ndeshjen e dytë ishte turpërues fakti që Cleveland fitoi me 44 pikë dallim; 130 – 86.
Madje, aq dominues ishin Cleveland sa që në një moment legjenda, Shaquille O'Neal, që ishte në sallë duke komentuar ndeshjen, ngriti peshqirin e bardhë, duke këshilluar Celticsat që më mirë ta lënë fare.
Njëjtë dominantë janë treguar edhe Luftëtarët e Shtetit të Artë në Perëndim.
Ata në finale të kësaj konference, kanë arritur mbrëmë edhe fitoren e tretë radhazi kundër ekipit shumë të fortë të trajnerit, Gregg Popovich, San Antonio Spurs.
Luftëtarët të prirë nga katërshja eksplozive; Kevin Durant, Stephen Curry, Klay Thompson e Draymond Green, edhe mbrëmë dërrmuan, si dy lojërat e para, Spursat duke fituar 120 – 108, njofton Klan Kosova.
Finalja mes Kalorësve e Luftëtarëve që tashmë po duket e pashmangshme do të jetë e treta radhazi; një herë në përballjen mes tyre janë shpallur kampion Warriors e herën tjetër Cavaliers.
Se çfarë do të ndodhë në finalen e tretë vështirë se e di kush.
https://www.youtube.com/watch?v=vBkL4eozZqA
https://www.youtube.com/watch?v=ROhBaUoiZNk
klankosova.tv