Në çastet e fundit para vërshëllimës së gjyqtarit për përfundimin e ndeshjes, banka dhe tifozët e Kosovës shpërthyen në gëzim për fitoren e madhe të Dardanëve ndaj Suedisë.
Kosova fitoi këtë ndeshje të rëndësishme me golin e Fisnik Asllanit në minutën e '32-të, duke marrë tre pikët e plota në transfertë, transmeton klankosova.tv.
Pavarësisht presionit të madh të suedezëve në pjesën e dytë, Dardanët arritën të ruanin avantazhin dhe të mbyllnin ndeshjen pa lejuar golin e barazimit.
Kjo fitore i jep Kosovës një pozitë të fortë në grup, duke e vendosur në vendin e dytë me 7 pikë, pas Zvicrës që kryeson me 10 pikë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.