Lajmet e fundit

Antonio Cassano raportohet se ka inkurajuar sulmuesin e Liverpool, Mario Balotelli që të bashkohet me të tek Sampdoria.
“Eja në Sampdoria dhe nuk do të pendohesh, do të bëjmë gjëra të mëdha së bashku”
Mediat italiane shkruajnë që të dy futbollistët kanë shkëmbyer mesazhe mes vete këtyre ditëve.
Por një kalim i tij në Sampdoria thuhet se do të jetë vështirë i mundshëm pasi 25 vjeçari kërkon një pagë të lartë që ky klub nuk besohet se mund t’i ofrojë.
Liverpool ka bërë të ditur se nëse dikush dëshiron që ta huazojë atë duhet t’i paguajë 75% të pagës së tij, transmeton Klan Kosova.