Lajmet e fundit

Sampdoria ka njoftuar nënshkrimin me sulmuesin Antonio Cassano.
33 vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare për t’u kthyer në klub për një magji të dytë pas asaj të parës ku kaloi një periudhe të suksesshme me fanellën e Sampdorias në vitet 2007 deri 2011.
“Për kënaqësinë e presidentit Massimo Ferrero dhe të gjithë shoqërisë, këtë mëngjes në Genoa në prezencën e drejtorit sportiv dhe avokatit Giuseppe Bozzo, ish sulmuesi i Barit ka nënshkruar kontratë që do ta mbaj atë në Sampdoria deri me 30 qershor 2017,” thuhet në deklaratën e klubit.
“Unë jam i lumtur dhe gjithmonë i detyrohem Sampit! Cassano do ta mbaj sesionin e parë të stërvitjeve sot pas dite nën urdhrat e Walter Zenga.
Cassano ka shënuar 35 gola gjatë 96 paraqitjeve për Sampdorian para se të bashkohet me AC Milan me 2011.