Lajmet e fundit

Antonio Cassano është duke pritur një thirrje nga ish klubi i tij Sampdoria, në mënyrë që ta vazhdojë karrierën, thotë agjenti i lojtarit.
Pavarësisht që kishte lënë ekipin në rrethana kontroverse në 2010, futbollisti nga Bari është ende duke shpresuar ta rikthej karrierën e tij te klubi ku pati sukseset më të veçuara.
“Cassano thellësisht është penduar për çfarë ka ndodhur pesë vite më parë, ai e ka tatton e Sampdorias në zemrën e tij, tha Bozzo për sampdorianews.net,transmeton Klan Kosova.
“Dashuria e tij për Sampdorian ka mbetur e njejtë. Ai e dëshiron Sampdorian, ai do të pres për një ofertë nga ky klub dhe ka refuzuar shumë të holla nga jashtë, nga tre oferta konkrete”