Lajmet e fundit

Iker Casillas, gardiani i portës së mbretërve kur foli për synimet personale të këtij sezoni, në rend të parë e vuri fitoren në Champions. Ai e quajti prioritet mbi prioritete “Un Deciman”, edhe për faktin se Reali i Madridit gjendet dy pikë prapa rivalëve katalanë dhe fitimi apo jo i La Ligas varet nga gabimi i Barcelonës.
“Në La Liga nuk varet shumë nga ne për dallim nga Evropa”, tha Casillas.
“Kësisoj, unë zgjedh Ligën e Kampionëve. Është më lehtë ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Kemi më shumë mundsi që të garojmë me meritë tonën. Të katër gjysmëfinalistët kanë nga 25 % gjasa. Varemi vetëm nga vetja jonë”, shtoi kapiteni i kombëtares spanjolle.