Lajmet e fundit
Iker Casillas ka vizituar mëngjensin e të shtunës qendrën stërvitore të Real Madridit për t'u përshëndetur me bashkëlojtarët.

Iker Casillas arriti në qendrën stërvitore Valdebebas mëngjesin e të shtunës, para ikjes së tij drejt Portos. Gardiani arriti në orën 10:27, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës kishte filluar stërvitjet në orën 9:30, nën drejtimin e Rafa Benitezit.
Spanjolli vizitoi qendrën stërvitore për tu përshëndetur me bashkëlojtarët, për të finalizuar largimin dhe për të mbledhur gjërat e tij. Lëvizja e tij drejt Portugalisë mbetet vetëm të konfirmohet nga dy klubet.
Casillas ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Porton, konfirmimi i së cilës dhe detajeve pritet të bëhet brenda disa orësh.