Lajmet e fundit
Kapiteni i Real Madrid ka qenë në presion ditëve të fundit pas performancave jo të mira. Megjithatë nuk duket se ajo e ka bërë të mendoj për një largim të mundshëm.

Atmosfera në ekipin e Real Madridit nuk është aspak e mirë. As Casillas e as bashkëlojtarët nuk mund të ndjehen mirë pas fëshkëllimave të tifozëve në ndeshjen kundër Valencias. Në qendër të tyre ishte vet Casillas pas golave të pranuar.
Të thënit se ai është i qetë do të ishte mashtrim, duke ditur atë që ndodhi të shtunën. Gjesti i tij ndaj tifozëve ishte i gabuar. Por, megjithë gjithçka ndodhi nuk duket se Iker po mendon të largohet nga klubi mbretëror paçka se miqtë e kanë këshilluar që të kërkojë klub të ri.
Kjo e vë Real Madridin në situatë pritjeje. Mbretërit ka kohë që tentojnë që në radhët e tyre të sjellin David de Gea-n e Manchester United dhe këtë e di edhe vetë Casillas. Perez deri tani nuk ka folur lidhur me këtë gjë. Nga sa duket, ai po pret fundin e sezonit për të vendosur se çka do të ndodhë me pozitën e gardianit të portës mbretërore.
Në anën tjetër, Carlo Ancelotti, vazhdon t’i besoj kapitenit me të cilin duket se do të startojë edhe të mërkurën mbrëma në ndeshjen kundër Juventus.