Lajmet e fundit
Transferimi i Iker Casillas në Porto është në favor të tre palëve të përfshira: Real Madridit, Portos dhe vetë Casillasit.

Real Madrid, Porto dhe Iker Casillas janë në garë për të arritur një marrëveshje sa më parë. Të tre palët e kanë me ngut arritjen e një marrëveshje dhe atë për një arsye të thjeshtë: fillimsezoni është afër.
‘Los Blancos’ duan që të zgjidhin të ardhmen e veteranit sa më parë, që të mund të kthejnë fokusin kah David de Gea.
Real Madridi fluturon këtë të diel drejt Australisë, për të filluar parasezonin që vazhdon në Kinë. Me Keylor Navas të lënduar, Fernando Pacheco dhe Ruben Yanez janë dy opsionet e vetme për portën madrilene.
Kjo gjë përbënë problem edhe për Casillasin. Ai nuk do që transferi i tij të realizohet gjatë parasezonit pasi do të ishte i detyruar që lamtumirën ta bënte nga hoteli ku qëndron klubi.
Në anën tjetër, Porto fillon parasezonin në Holandë. ‘Dragonjtë’ janë shumë të vendosur që të transferojnë Casillasin sa më herët, në mënyrë që ai të ketë kohë të njihet me bashkëlojtarët.