Lajmet e fundit

Ish portieri i Real Madrid, Iker Casillas mund të kalojë në Premier League.
Raportimet nga Portugalia thonë se është Newcastle United që ka shfaqur interesim për spanjollin, shkruan Mirror, përcjellë Klan Kosova.
Është menaxheri, Rafa Benitez që u ka kërkuar drejtuesve te klubit blerjen e Casillas.
Ai ka punuar me Casillas në kohën kur ishte në Bernabeu si trajner. Aktualisht Casillas është pjesë e Portos në kampionatin portugez.