Lajmet e fundit
Gardiani i kombëtares spanjolle të shtunën bënë historinë duke luajtur ndeshjen e 100-të si kapiten i La Rojas.

Iker Casillas të shtunën mbrëma luan ndeshjen e 100-të si kapiten i kombëtares spanjolle. Të parën herë, shiritin e kapitenit ai e mbajti më 3 shtator 2004, në përballjen me Skotlandën në Ciutat de Valencia, ndeshje që u ndërpre në minutën e 59-të pasi një stuhi i ndërpreu rrymën stadiumit.
Si 23 vjeçar, ai ishte kapiteni i katërt më i ri në kombëtare, pas Samier, Meana dheVallana. Një vit më vonë, më 3 shtator 2005, Fernando Torres mbajti shiritin e kapitenit, si 21 vjeçar, duke e shtyrë Casillasin në pozitën e pestë.
Veç Casillasit, 80 lojtarë e kanë pasur nderin të bartin shiritin e kapitenit të La Rojas. Belauste ishte i pari, në vitin 1920, dhe Cesc Fabregas është i fundit, deri sot. Është interesant fakti se janë gardianët ata që e kanë mbajtur më gjatë këtë shirit: Casillas 99, deri tash, Zubizarreta 50 dhe Arconada 48 ndeshje.
Në 99 ndeshjet si kapiten, 35 prej tyre kanë qenë miqësore, 7 në Kupën e Konfederatave, 26 në Kupë të Botës (15 në kualifikime dhe 11 në garë) dhe 31 në Kampionatin Europian (20 në kualifikime dhe 11 në garë). Ai e ka udhëhequr vendin në 22 përballje në Kupë të Botës dhe Kampionat Europian – rekord që e ndan me Paolo Maldinin.
Casillas është i vetmi kapiten në histori që ka ngritur trofeun e Kupës së Botës dhe atë të Kampionatit Europian.