Lajmet e fundit

Me fillimin e sezonit të Ligës së Kampionëve është kthyer edhe Casemiro në formacionin startues ë Real Madridit.
Pas përformancës së jashtëzakonshme të mbretërve kundër Romës, braziliani dha komente se kush e meriton ta fitojë Topin e Artë këtë vit. Preferenca e tij nuk është për bashkëlojtarin Luka Modriq, shkruan Marca, përcjell Klan Kosova.
“Topi i Artë për Modriq? Ka qenë një vit shumë i mirë për Lukan, por un do t’ia jepja atë Cristiano Ronaldos”, ka thënë braziliani.
Më pas ai tregoi mendimin e tij për fitoren 3:0 ndaj italianëve.
“Ne luajtëm shumë mirë. Patëm kontrollin e lojës gjatë gjithë kohës ndaj një ekipi që arriti deri në gjysmëfinale vitin e kaluar”.
Ai e vlerësoi lart edhe debutimin e Marianos i cili dha gol shumë të bukur në minutat e fundit të ndeshjes.