Lajmet e fundit

Mesfushori i Real Madrid, Casemiro ka thënë se bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo e dinte se më e mira për të ishte që të mos paraqitej në ndeshjen e se martës në Champions League.
Madrilenët ishin mysafir të Manchester City në Etihad, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat të bardhë.
Trajneri Zinedine Zidane kishte vendosur që për këtë ndeshje të mos llogariste në Ronaldon i cili ka një problem të vogël në kofshë, që e kishte pësuar një ditë më parë në stërvitje.
“Ne kemi skuadrën më të mirë, pasi në jemi Real Madrid dhe se tash na duhet të mendojmë për ndeshjen e kthimit”.
“Jam i bindur se për atë ndeshje Ronaldo do të jetë i gatshëm. Ai nuk është fëmijë dhe e dinte që më e mira për të ishte që të pushtonte”, ka thënë Casemiro, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.