Lajmet e fundit
Me një gol të shënuar, saktësi të pasimeve prej 98 për qind dhe me angazhim maksimal përgjatë gjithë lojës, Casemiro i dha Real Madrid sigurinë që i duhej për të marshuar drejt fitores në Paris

Mesfushori brazilian Casemiro shkëlqeu në fitore 1-2 të Real Madrid në udhëtim tek Paris Saint-Germain, që i çoi në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Madrilenët shijuan një ndeshje të përkryer, jo vetëm të skuadrës, por edhe të Casemiro. Puna e tij e palodhur bëri që Reali të luante ndeshjen fantastike.
Me fat apo me zotësi, shënon sërish dhe konfirmohet lider i heshtur i këtij ekipi. Braziliani kreu 57 pasime gjatë gjithë ndeshjes dhe 56 ishin të sakta për shokët e skuadrës. Kjo do të thotë se saktësia e brazilianit ishte 98%.
Puna me topin ishte e jashtëzakonshme dhe i duhet të bënte rolin e Luka Modriq dhe Toni Kroos. Për më tepër, ai bëri pesë ndërhyrje duke fituar katër dhe fitoi 15 duele në total me kundërshtarin duke rikuperuar topin 11 herë.