Lajmet e fundit
William Carvalho është shprehur i vendosur që këtë afat kalimtar të ndërroj skuadër.

Ai ka shprehur dëshirën e tij që të luajë në ndonjë nga klubet më të mëdha në kampionatin anglez.
Interesim për të më parë ka shprehur Arsene Wenger për një kalim të tij në Arsenal, ndërsa së fundmi garës për të i është bashkuar edhe Manchester United.
Mesfushori i Sporting Lisbona ka thënë se do të ishte e mirë për të që të ndërronte skuadër.
Vlera e parave që ka kërkuar Sporting Lisbona për ta lënë të lirë atë është 24 milionë funta.
“Dua të luaj në Premier League, mendoj se forma ime e mirë mund të përshtatet lehtë në këtë kampionat” ka thënë Carvalho.