Lajmet e fundit
William Carvalo është një nga lojtarët që Rafa Benitez synon më shumë të sjellë në Madrid.

Portugezi është një nga futbollistët për të cilët Benitez është i interesuar që t’i transferojë në Santiago Bernabeu.
William Carvalho është një nga dëshirat e Rafa Benitezit këtë afat kalimtar. Mesfushori i Sporting Lisbonas ka impresionuar me paraqitjet e tij sezonin e shkuar, gjë që ka bërë që spanjolli të kërkojë nga drejtuesit e klubit që ta sjellin në Madrid.
Për ta bërë të mundshme këtë gjë skuadra mbretërore pritet t’u tregojë derën Lucas Silvas dhe Asier Illaramendit. Kështu Carvalho do të ishte mesfushori i katërt, tipik, i mbretërve, bashkë me Kroos, Modric e Casemiro.
Nëse diçka do ta vështirësojë transferimin e portugezit në Madrid ai është çmimi, pasi për të Sporting kërkon 45 milionë euro.