Lajmet e fundit

Mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal, është jashtë rrezikut pasi që është diagnostifikuar me problemin në zemër, ‘pericarditis’.
Gjendja virale që ia kishte shkaktuar këtë problem tashmë është zhdukur, sipas burimeve të AS, të afërta me lojtarin, transmeton Klan Kosova.
Trajtimi nëpër të cilin ai ka kaluar ka rezultuar të jetë i suksesshëm.
Sidoqoftë, pavarësisht se mësohet që Carvajal është mirë, Real Madrid nuk po ngutet dhe nuk ka specifikuar një datë për rikthimin e yllit të tyre.