Lajmet e fundit
Spanjolli ka konkurrencë për pozitën e mbrojrtësit të djathtë, pasi mbretërit sollën në skuadër reprezentuesin e Brazilit.

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal thotë se Danilo e ka motivuar për të punuar më shumë.
Real nënshkroi me 24 vjeçarin qysh në prill të këtij viti. Danilo u transferua nga Porot për 25 milionë euro.
Ai zëvendësoi Carvajalin një gjysmëpjesë, në fitoren 4-1 ndaj Manchester City, në ndeshjen e luajtur në kuadër të International Champions Cup.
Por, në vend të frikës për pozitë, Carvajal beson se Danilo e ka rritur kualitetin e skuadrës.
“Është një sfidë tjetër për mua”.
“Por, më shumë se gjithçka, është motiv shtesë. Danilo është një nga mbrojtësit më të mirë në botë”.
“Ai është aset i çmueshëm i skuadrës”.
Real Madrid do të vazhdojë përgatitjet në Kinë, ku do të përballet me Milanin dhe Interin.