Lajmet e fundit
Andy Carroll mund të riktheht në formacionin startues të West Ham pas rikthimit në stërvitje.

Sulmuesi i West Hamit, Andy Carrol është afër që t’i rikthehet përballjeve në Premier Ligë pasi të martën u stërvit me skuadrën.
26 vjeçari ka mbetur jashtë fushave që nga shkurti shkaku i një operacioni në gju, pas dy sezoneve poashtu si i lënduar.
Por reprezentuesi anglez mund t’i ketë lënë të gjitha prapa krahëve pasi klubi konfirmoi kthimin e tij në stërvitje.
“Këtë javë po e filloj me lajme të mira”, tha kryemjeku i klubit, Stijn Vandenbroucke.
“Andy Carroll është stërvitur me skuadrën të martën dhe do t’a vazhdojë këtë gjë derisa të jetë në formë optimale.
Veç Carroll, edhe Sakho e Zarate janë të lënduar dhe nuk do të mund të paraqiten në përballjen e së shtunës me Liverpoolin.