Lajmet e fundit

Michael Carrick nuk po shikon që të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas ESPN, transmeton Klan Kosova.
36 vjeçari ka bërë vetëm një paraqitje për United-in këtë stinor, dhe mesfushori ka ngjallur interesimin nga Leicester, West Brom dhe Aston Villa.
Por, ish-përfaqësuesi i Anglisë, që tani po përballet me një lëndim, është i lumtur që të qëndrojë në Old Trafford, dhe po ndihmon në trajnimin e grupmoshave nën 14 vjeç.