Lajmet e fundit
Mesfushori e ka pranuar se triumfi në Premierligë do të jetë i vështirë, por ka refuzuar të thotë se nuk ka gjasa për këtë gjë.

Michael Carrick është shprehur i frustruar me barazimin 1-1 të United me Chelsea, por ka thënë se sezoni ende nuk ka mbaruar.
Skuadra e udhëhequr nga Louis van Gaal ka 12 pikë më pak se Leicester City, kur kanë mbetur edhe 13 ndeshje.
Por Carrick ka thënë se ende është herët për të thënë se nuk ka më gjasa për titull.
“Mendoj që ndeshja me Chelsea ishte moment i rëndësishëm për ne. Nëse do ta fitonim, do të na jepte shtysë”.
“Mendoj që luajtëm mirë. Ishim të rrezikshëm dhe u mbrojtëm mirë, deri në një masë”.
“Tani duhet të vazhdojmë të luftojmë sepse sezoni nuk ka përfunduar. Kemi ende gjasa për titull”.