Lajmet e fundit
Ish sulmuesi i Monaco e ka pranuar se skuadra e Diego Simeone është duke synuar që ta mbajë dallimin prej katër pikësh me rivalin e qytetit.

Yannick Ferrerira Carrasco e ka pranuar se synim i Atletico Madridit është që këtë edicion ta mbyllë me më shumë pikë se Real Madridi, pasi Barcelona e ka pothuaj të sigurtë titullin e La Liga.
Atletico është në pozitëne dytë në tabelë, me tetë pikë më pak se Barcelona, që edhe këtë vit u tregua më e fortë se kundërshtarët.
Carrasco, që në fitoren e fundjavës ndaj Valencias shënoi një gol, ka thënë se skuadra do që edicionin ta përfundojë me më shumë pikë se Reali.
“Qëllimi i parë është që të kemi më shumë pikë se Real Madridi, ndërsa i dyti që ta fitojmë ligën”.
“Nuk e di nëse mundemi, por duhet të fitojmë secilën ndeshje”.