Lajmet e fundit

Yannick Carrasco ka shpjeguar arsyet se pse e ka lënë Atletico Madridin për t’u transferuar te klubi kinez, Dalian Yifang.
“Vendosa që ta lë Atleticon dhe ta nis një aventurë të re me Dalian Yifang, që t’i bashkohem projektit grupor të Wandës”, tha belgu për largimin e tij, shkruan Marca.
“Kampionati kinez po lulëzon, kushtet për punë janë të shkëlqyeshme, infrastrukturat e reja janë moderne dhe janë në dispozicion edhe për fansat, edhe për lojtarët”.
“Niveli i lojës përmirësohet çdo sezon”.
“Jam shumë i lumtur dhe i etur që t’iu bashkohem bashkëlojtarëve të mi të rinj në Dalian Yifang në ditët në vijim”.