Lajmet e fundit

Yannick Carrasco e ka lënë të hapur derën për Arsenalin, pasi ka deklaruar të jetë i intriguar nga një sfidë e re në Premier Ligë.
25 vjeçari i cili luan në Superligën e Kinës, përkatësisht te Dalian Yifang, është lidhur ngushtë me një rikthim në Evropë.
Mes skuadrave që kanë shprehur interesim për shërbimet e belgut, është edhe Arsenali që mund ta shtojë interesimin pas pohimit të fundit të Carrasco-s.
"Anglia do të ishte garë e mirë për mua. Mendoj që do të ishte në rregull. Nëse e kam rastin që të shkoj në Angli, pse jo?", ka thënë Carrasco për The Sun.