Lajmet e fundit
Ish mesfushori beson se sulmuesi, bashkë me El Hadji Diouf dhe Alberto Aquilani, janë nënshkrimet më të gabuara të klubit.

Jamie Carragher ka thënë se Mario Balotelli është një nga nënshkrimet më të gabuara të Liverpoolit.
25 vjeçari, që tek Liverpool në vitin 2014 kaloi për 16 milionë funte, është huazuar tek Milan pas katër golave në 28 paraqitje në Anfield Road.
I pyetur se cilat kanë qenë nënshkrimet më të gabuara të skuadrës, Carragher e ka emëruar italianin bashkë me disa të tjerë.
“Ka disa. El Hadji Diouf duhet të jetë ndër to”.
“Mendoj se Alberto Aquilani është po ashtu aty. Kemi harxhuar shumë para në të”.
“Por nuk mund të besoj që nënshkruam me Mario Balotelli. Balotelli është rast i veçantë. Njerëzit thonë që ai është i talentuar, por nuk e kujtoj dot një ndeshje të mirë nga ai”.