Lajmet e fundit
Ish qendërmbrojtësi i Reds është i bindur se nënshkrimi 44 milionë eurosh nga Aston Villa ka atë që duhet për të pasur sukses në Anfield.

Jamier Carragher ka thënë se mendon që Christian Benteke mund të ketë sukses me skuadrën nga Anfield Road.
Sulmuesi belg, Benteke, iu bashkua skuadrës që drejtohet nga Brendan Rodgers, por deri tash ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshje.
Carragher megjithatë nuk sheh arsye pse duhet të dyshohet në aftësitë e 24 vjeçarit.
“Tani Liverpool shënon më pak gola se kur në skuadër luanin Suarez, Sturridge e Sterling, por dy nga ta janë larguar”.
“Benteke është nënshkrim i shtrenjtë, që është sjellë në skuadër për të shënuar, por deri tash nuk është shërbyer siç duhet”.
“Nuk dyshoj në Benteken”.
“Mendoj se ka luajtur mirë, por skuadrës i ka munguar kreativiteti”.