Lajmet e fundit

Analisti i Sky Sports Jamie Carragher është i bindur se vendimi i Granit Xhakës për të reaguar ndaj një incidenti me Trent Alexander-Arnold i kushtoi Arsenalit në barazimin 2-2 të dielën kundër Liverpoolit.
Jamie Carragher e kritikoi ashpër Granit Xhakën dhe pretendoi se mesfushori i Arsenalit e ktheu në lojë Liverpool-in pasi nga ai moment u zgjuan tifiozët në “Anfield Road”.
“Mendoj se kjo e bëri Liverpoolin të kthehet në lojë. Jam i kënaqur që Xhaka e bëri këtë, por njëkohësisht jam i zemëruar me të. Unë nuk jam një tifoz i Arsenalit, por nëse do të isha një tifoz i “Topçinjëve”, atëherë do të shpërtheja, nuk e di çfarë bëri, nuk e kutoj pse? Është shumë e çuditshme! Loja ishte në në duart e tyre, dhe çfarë bëri ai, e ngacmoi turmën në “Anfield” pas përplasjes së Xhakës me Arnoldin”, tha Carragher për Sky Sport, njofton Klankosova.tv.
Arsenali është akoma lider në tabelë me 73 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak.