Lajmet e fundit
Ish mbrojtësi i Liverpoolit përdori rrjetin social Tëitter, për të shprehur qëndrimin e tij lidhur me transferimin e fituesit të Kupës së Botës me Gjermaninë tek ‘Djajtë e kuq’.

Lajmi se Manchester United ka arritur marrëveshje në parim për të transferuar Bastian Schweinsteigerin nga Bayern Munchen ka gëzuar fansat e klubit, por ish mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher insiston që ai “nuk mund të ishte më i lumtur”, pas zhvillimeve të fundit.
https://twitter.com/Carra23/status/619855437563863041
Pasi drejtori ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge njoftoi se kampionët e Bundesliga kanë arritur marrëveshje me United për të transferuar 30 vjearin, Carragher shtroi pyetjen se “a do të mund ai të luajë kur aty është Michael Carrick?”
Megjithëse u akuzua se është i inatosur për këtë zhvillim, Carragher tha se është shumë i lumtur që United kanë nënshkruar me dikë të cilit “i ka ikur koha” dhe janë afër të humbin David de Gean, që mendon të kalojë tek Real Madridi.