Lajmet e fundit

Historia e dashurisë në filmin Carol ka bërë që ai të shpallet filmi më i mirë LGBT i të gjitha kohërave.
Filmi ka hyrë në top 30 filmat më të mirë në listën e cila daton që nga viti 1931, raporton The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Carol është lansuar vitin e kaluar me aktoret Cate Blanchett dhe Rooney Mara, kurse u radhit në vend të parë në bazë të një anketimi të zhvilluar me rastin e 30 vjetorit të Festivalit të Filmit LGBT “BFI Flare” në Londër.
Tricia Tuttle nga kjo organizatë e cilësoi filmin si një nga krijimet më të mira të Haynes.
Ky film është i shumëpërfolur dhe i preferuar nga kritikë të ndryshëm.
Megjithëse nuk fitoi ndonjë çmim, Carol ishte nominuar për gjashtë çmime Oscar dhe nëntë Bafta.