Lajmet e fundit
Doktoresha e njohur pritet që të padis Chelsean pas trajtimit të keq që nga konfikti i saj me Jose Mourinhon.

Eva Carneiro do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Chelseat, pas mospajtimeve të vazhdueshme me Jose Mourinhon.
Carneiro u la anash nga Mourinho pasi u fut në fushë për të shikuar lëndimin e Eden Hazardit, të cilin e nxori anash, ndërsa Chelsea pësoi gol në aksionin vijues.
Trajneri e akuzoi doktoreshën se ishte naive, pasi skuadra në atë moment mbeti me nëntë futbollistë. Përgjigja e Mout për këtë ishte injorimi total.
Të premten e kaluar Carneiro nuk shkoi në punë, megjithëse i qe kërkuar që të kthet, që u mor si shenjë se ajo do do dorëhiqet. Mediat britanike thonë se anglezja është duke këshilluar avokatët para se të marrë veprime ligjre ndaj skuadrës për mënyrën e trajtimit.
Në ndërkohë, Mourinho mund të paditet edhe nga FA për mënyrën se si ai foli për Carneiron, gjatë konfliktit të tyre verbal.