Lajmet e fundit

Legjenda e Brazilit, Roberto Carlos ka deklaruar se parapëlqen lojën që bën Neymar, para asaj të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Ata të dy në shtatë vitet e fundit kanë fituar shtatë topa të artë dhe dilema në futboll se kush është futbollisti më i mirë i botës është çdoherë mes tyre.
“Njerëzit flasin se kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo, por për mua është Neymar”.
“Neymar tek Barcelona është më i mirë se tek Brazili, për arsye se ekipi është më i vendosur. Por Kombëtarja e Brazilit është duke ndërtuar një ekip shumë të mirë për garën e ardhshme të Copa America”, ka thënë Carlos.
Braziliani këtë edicion ka shënuar vetëm njëherë për Barcën, në tre paraqitjet e para në kampionat.
“Neymarin në Camp Nou e bën të mirë edhe fakti se ai ka në përkrahje Messin dhe Suarezin, por ai duhet të marrë këto përgjegjësi edhe tek kombëtarja”, ka thënë Carlos, transmeton Klan Kosova.