Lajmet e fundit
Sipas ish bashkëlojtarit të tij, francezi ka gjasa të mira për të pasur sukses si trajner i Real Madridit, por që i duhet dhënë kohë.

Roberto Carlos beson se Zinedine Zidane do të jetë i suksesshëm tek Real Madridi, por mendon që i duhet dhënë kohë.
Dyshja kanë luajtur bashkë në Santiago Bernabeu mes viteve 2001 dhe 2006, gjatë “Epokës Galacticos”, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.
“Jam i sigurt që do të ndodhë, që Zidane do të jetë i suksesshëm me Realin”.
“Në La Liga skuadra është duke luajtur mirë, si edhe në Ligën e Kampionëve”.
“Por duhet t’i jepet kohë për t’i bërë këto gjëra”.