Lajmet e fundit

Në datën 2 shtator, trajneri i Bayernit të Mynihut, Carlo Ancelotti do të udhëtojë drejt Tiranës për të promovuar librin e tij.
Tekniku italian do të ketë një takim special me kryeministrin Edi Rama dhe disa të ftuar specialë në fushën e sportit, shkruan Albeu.
Ky takim do të mbahet në orën 18:30 në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa ardhja e Ancelottit në Shqipëri pritet të ndiqet me interes nga shumë sportdashës pasi ai ka drejtuar më parë Milanin dhe së fundmi gjigantët e Bajernit të Mynihut.