Premiera e shfaqjes "Carla Del Ponte" vjen nesër me fillim nga ora 20:00, në Teatrin Oda në kryeqytet.
Nё kёtё performancё kosovare-gjermane, koreografi nga Berlini Jochen Roller e bёn regjinё e dramës sё re tё dramaturgut nga Prishtina, Jeton Neziraj, shkruan KultPlus.
Nё shfaqje, protagonistja kryesore ёshtё Carla Del Ponte, udhёton nё Kosovё me qёllim tё ndjekjes sё kriminelёve tё trafikimit tё organeve. Gjatё njё pauze tё shkurtёr, ajo shkon nё Starbucks Café nё Prishtinё dhe befasohet qё pija e saj e preferuar, Vanilla Chai Latte, e ka shijen e njëjtë me atё nё Evropё.
Ky incident shkakton përçarje nё lidhje me liberalizimin e dështuar tё demokracive të vjetra evropiane, atraksionin pornografik tё kapitalizmit perëndimor, tregtinë me organe dhe superioritetin e thikave zvicrane.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.