Këngëtarja e famshme, Cardi B i është përgjigjur ashpër disa kritikave drejt saj, pasi i dha vajzës së saj një qafore prej diamanti me vlerë rreth 150,000 dollarë, për ditëlindjen e saj të tretë.
“Kur fëmija juaj dëshiron akullore për darkë, a u jepni atyre akullore për darkë? Foshnja ime është tepër e lazdruar me lodra por është edhe shumë e edukuar. Nëse nëna dhe babai ‘’fluturojnë’’, atëherë kështu do të ndodhë edhe me fëmijët e mi, ka shkruar Cardi në Twitter, shkruan Just Jared, transmeton Klankosova.tv.
Për më tepër, babai i vajzës Offset, i bleu asaj një orë prej 250,000 dollarësh dhe këto u cilësuan si dhurata shumë ekstravagante për fëmijën e tyre të vogël nga shumë persona në rrjete sociale.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.