Lajmet e fundit

“Nga blloku”, ka shkruar Cardi B poshtë fotografisë së saj në Instagram ku duket qartë se është inspiruar nga veshja e Jennifer Lopez – përfshirë edhe çizmet Manolo Blahnik që ajo kishte veshur në videoklipin e saj “Jenny From the Block” në vitin 2002.
https://www.instagram.com/p/B8poS-MgvwV/?utm_source=ig_embed
Kjo padyshim që nuk është hera e parë që reperja ka zgjedhur të vë një paruke me ngjyra shumë të ndezura.
Në vitin 2018 fituesja e çmimit Grammy kishte vënë një paruke me ngjyrë të kaltër të hapur që kombinohej me veturën e saj Lamborghini Aventador, derisa vitin e kaluar ajo kishte performuar në Javën e Modës në Paris e veshur nga koka deri te këmbët me ngjyrë livando.
