Koncerti i Cardi B i planifikuar që të mbahej në Indianapolis gjatë mbrëmjes së djeshme është anuluar, vetëm një orë para fllimit të tij.
Këngëtarja dhe menaxhmenti i saj kanë thënë se arsyeja e anulimit të befasishëm të këtij koncerti ishte kërcënimi për sigurinë.
“Popull i dashur i Indianës, më vjen shumë keq për sot. Do të doja që ju ta dini se unë isha aty. Madje, isha duke bërë prova për një lëvizje të re që isha shumë e entuziazmuar që ta performoj sot në koncertin tim”.
“Për fat të keq, kishte një kërcënim për sigurinë që është duke u hetuar aktualisht. Siguria ime dhe e juaja, para së gjithash”, ka shkruar reperja dy orë pas kohës së planifikuar të koncertit.
https://www.instagram.com/p/B0kHUTaAOX3/
Më herët, Policia e IndianaPolisit përmes një deklarate për media ka thënë se kërcënimi ishte i paverifikuar dhe nuk ishte arsye për alarm.
“Këtë mbrëmje, ishte planifikuar që të mbahej një koncert në Bankers Life. Ne u njoftuam për një kërcënim të paverifikuar për artisten dhe kjo e fundit e ka anuluar koncertin e saj – nuk ka kërcënim për sigurinë e përgjithshme, ky nuk është një incident aktiv. Hetimet po vazhdojnë”, thuhet në njoftiin e tyre në Twitter.
Ndonëse u anulua, ky spektakël pritet të mbahet më 11 shtator dhe të gjitha biletat e blera për datën e paraparë do të vlejnë.
Koncerti në Indiana ishte i pesti nga gjashtë koncertet që reperja amerikane ka planifikuar t’i mbajë në një mini-turne. Shou i fundit është planifikuar të mbahet sonte në Charlottesville të Virginias.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.