Cardi B do të jetë nikoqire e “American Music Awards 2021” e njohur si “AMA”.
“Kur mora ftesën për ta drejtuar AMA, u emocionova shumë”, tha Cardi B në një deklaratë.
“Jam gati të çojë personalitetin tim në skenën e AMA’s. Faleminderit Jesse Collins, ABC dhe MRC për realizimin e kësaj”, tha më tej reperja.
“Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar që Cardi B sjell energjinë e saj në American Music Awards si prezantuese për herë të parë”, tha producenti ekzekutiv Jesse Collins, transmeton Klankosova.tv.
“Ajo do të emocionojë shikuesit, do të shtyjë kufijtë dhe do të japë një shfaqje që do të mbahet mend përgjithmonë”.
“AMA 2021” nis të dielën, 21 nëntor në orën 20:00.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.