Cardi B ka anuluar një pjesë të koncerteve të saj për këtë muaj si rezultat i procedurave të kirurgjisë plastike, por do të rikthehet në skenë gjatë qershorit.
Një përfaqësues i saj tha: “Cardi është tepër e zellshme në punë. Ajo nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u shëruar. Orari i saj i ngjeshur ka penguar në trupin e saj dhe tani i janë dhënë urdhra të rrepta nga mjekët për të pushuar”.
Në fillim të këtij muaji, Cardi pranoi se ka hequr dhjamë të tepruar nga trupi pas lindjes së vajzës Kulture.
Ajo gjithashtu pranoi se ka bërë ndërhyrje në gjoksin e saj dhe tha se ndonjëherë nuk ndihet mirë.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.