Një pikturë e vërtetuar rishtazi nga artisti i famshëm i shekullit të 17-të Caravaggio po shfaqet në muzeun Prado në Madrid.
Ecce Homo, e cila tregon guvernatorin romak Ponc Pilatin që prezanton Krishtin para njerëzve, është një nga vetëm rreth 60 veprat e njohura të mjeshtrit italian - por thuajse i shpëtoi vëmendjes së botës së gjerë të artit, pasi fillimisht i atribuohej një artisti më të vogël, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai u tërhoq nga shitja me urdhër të qeverisë spanjolle në vitin 2021, disa orë përpara se të shitej në ankand për një çmim hapjeje prej 1.500 euro.
Tani, tre vjet pas asaj ndërhyrjeje vendimtare, vepra po ekspozohet për herë të parë që nga konfirmimi i statusit të saj të vërtetë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.