Lajmet e fundit
Sulmuesi i Mancheser United ka konkurrencë të fortë për të siguruar një pozitë në përfaqësuese në Euro 2016, por ish shefi i Tre Luanëve mendon se ai duhet të ftohet nga Roy Hodgson.

Fabio Capello beson se Wayne Rooney është shumë i madh për të mos qenë pjesë e Anglisë në Euro 2016.
Rooney ka luajtur rol të madh në kualifikimin e Tre Luanëve në Europian, por forma e kohëve të fundit lë shumë për të dëshiruar.
Veç Harry Kane dhe Jamie Vardy që kanë shënuar shumë gola në Premierligë këtë edicion, edhe Daniel Sturridge ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme për Liverpool në javët e fundit, duke rritur konkurrencën në përfaqësuese.
Megjithatë Capello mendon se Rooney është shumë i vlefshëm për të mos qenë pjesë e Euro 2016.
“Ai është i rëndësishëm sepse e kutin mirë lojën dhe është shembull për të tjerët”.
“Rooney po ndryshon. Nuk do të luajë si sulmues qendror, por pas atij dhe lëvizja e tij mes linjave është shumë e rëndësishme”.