Lajmet e fundit

Më duket e pabesueshme që Mancini të rikthehet në stolin e Italisë pasi e la në atë mënyrë. Si mund të largohet dikush nga kombëtarja për të shkuar për paratë e Arabisë?”, deklaroi Capello.Legjenda e futbollit italian komentoi edhe zhvillimet e fundit në Federatën Italiane të Futbollit, duke e cilësuar situatën si një “rrëmujë të madhe”. Sipas tij, Italia ka nevojë për një trajner si Antonio Conte, ndërsa shtoi se Andrea Pirlo nuk u vlerësua siç duhej në garën për stolin e "Azzurrëve". Deklaratat e Capellos pritet të ndezin edhe më shumë debatin rreth trajnerit të ardhshëm të kombëtares italiane./Klankosova.tv