Lajmet e fundit
Forma e francezit ka rënë gramatikisht këtë edicion, por ish trajneri i bianconer-ëve ka thënë se atij i duhet dhënë kohë që të përshtatet me përgjegjësitë e reja.

Fabio Capello beson se Paul Pogba do të jetë shpejtë ai i vjetri, duke theksuar se talenti i tij nuk duhet vënë në dyshim.
22 vjeçari konsiderohet si një ndër mesfushorët më të mirë në botë, duke u bërë një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.
Juve arriti që të mos e shesë, por numri ‘10’ ka dështuar që të jetë në nivelin e kërkuar.
Capello, megjithatë, është i bindur se Pogbas i duhet kohë që të përshtatet në pozitën e re.
“Pritej që ai të kishte kësi fillimi të ngadaltë”.
“Ata duhet t’i japin kohë që të përshtatet në pozitën e dirigjentit sepse i janë ndërruar përgjegjësitë”.
“Duhet durim. Talenti i tij është i padiskutueshëm”.