Lajmet e fundit

Ish-futbollisti i Manchester United, Eric Cantona, ka kritikuar vendimin e Neymarit për t'u transferuar nga Barcelona në Francë për të luajtur për Paris Saint-Germain.
Pasi kishte kaluar katër vjet të Barça, Neymar kaloi në Francë në një transfer rekord prej 222 milionë eurosh.
Sidoqoftë, Cantona nuk është fare i impresionuar me këtë veprim të brazilianit.
“Kur je 25 vjeçar dhe që ka luajtur me Brazilin dhe Barcelonën, hamendem se çfarë po bën në Ligue 1 duke luajtur kundër Amiens dhe Guingamp”, tha ish-sulmuesi i United për Yahoo Sports.
“Nuk është pikëpamja që kam për futbollin dhe pasionin”.
“Liga e Kampionëve është një total prej 10 lojësh. Nuk e kuptoj pse erdhi të luajë në Francë”.