Lajmet e fundit

Drejtori i festivalit të Cannes, Thierry Freamaux, ka shprehur shqetësimin e tij, për numrin e madh të rrjeteve sociale gjatë festivalit.
Ai madje i kishte ndaluar edhe “selfiet” në tepihun e kuq.
Ai i ka akuzuar mediat sociale për shndërrimin e festivalit të filmit në një festival të Twitter-it. Duke folur për French Industry magazine Le Film Franççais, Fremaus i ka kritikuar delegatët për statuset e tyre në Twitter gjatë festivalit të Cannes dhe gjatë shfaqjes së filmave.
Postimi i shumë statuseve nga delegatët e festivalit, e ka revoltuar drejtorin Freamaux, që e drejton festivalin që nga viti 2007. Ai ka thënë se statuset e tyre kanë iniciuar një garë në mes gazetarëve dhe neo-kritikëve amatorë.