Lajmet e fundit

Motoristi spanjoll Aron Canet e pati të vështirë të qëndroj brenda shtegut gjatë kualifikimeve në shtegun e Mugellos të shtunën.
Kjo pasi ai përfundoi jashtë shtegut me ekipin e tij Pons dhe më pas u dërgua për kontroll të mëtutjeshme mjekësore përcjell klankosova,tv.
Megjithatë paraprakisht ai bëri paraqitje shumë të mirë duke e vendosur kohën më të shpejtë në Itali prej 1:50.796.
Prandaj kjo kohë doli të jetë e pa thyeshme për pjesën tjetër të motoristëve pasi asnjëri nuk arriti ta thyej.
Si rrjedhojë Canet të dielën niset nga pozita e parë në garën për shpërblimin e madh të Italisë.
Pas tij do të startoj spanjolli tjetër Pedro Acosta, kurse i treti është britaniku Sam Lowes.