Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Joao Cancelo, ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë për O Jogo.
Cancelo befasisht u huazua te Bayern Muncheni në janar, ndonëse ishte pjesë e rëndësishme e formacionit te Qytetarët.
“Kam nevojë që të luaj që të jem i lumtur. E respektoj vendimin e [Pep] Guardiolës, për mua ishte e lehtë ta pranoj Bayern Munchenin pasi kanë histori të madhe,” ka thënë portugezi.
“Bayerni e ka opsionin për të më blerë. Nuk e di nëse do ta paguajnë mirëpo do ta jap më të mirën për klubin”.