Lajmet e fundit

Juventus i ka zgjedhur tre lojtarë që mund t’ia japë Manchester United-it në këmbi mtë Paul Pogbës këtë verë, sipas raportimeve nga Corriere della Sera.
Kampioni italian beson se mund ta bindë United-in që ta ulë çmimin prej 150 milionë funtesh që ia ka vënë francezi duke ia dërguar në “Old Trafford” Joao Cancelo-n, Douglas Costa-n dhe Blaise Matuidi-n.
Ndërkaq, Djajtë e Kuq mund të binden nga një ofertë e tillë marrë parasysh edhe vetë dëshirën e Pogbës që të largohet nga gjiganti anglez.