Lajmet e fundit

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka komentuar ecurinë e shqiptarit, Lirim Zendeli, i cili po garon me mjaft sukses në Formula 3.
Cana tha në Sport Show të Klan Kosovës se Zendeli ka një mentalitet të jashtëzakonshëm.
Ai mes tjerash bëri të ditur se ruan miqësinë me Zendelin që prej dy vitesh.
“Unë jam fans i formulës ku kam pasur fatin të ndjek shumë gara. Para dy vite më parë, unë u interesova për një djalë (Lirim Zendelin) dhe ruajmë miqësinë që nga ajo kohë”.
“Mua gjërat e para që më kanë pëlqy tek ai është motivi por edhe mbështetja që i bëhet nga familja ku nuk munguan edhe shpresat për me qenë një nga të parët shqiptar për tu bërë i pari në Formula 2”.
“Ai ka mentalitet të jashtëzakonshëm dhe ka shpirtin e luftëtarit, dhe kjo ka bërë që të jem pran tij”.