Lajmet e fundit
Kapiteni i kombëtares shqiptare e ka cilësuar kombëtaren si ambasadore të shtetit, ndërsa ka kërkuar mbështetje maksimale të tifozëve në përballjen e 8 tetorit në Elbasan Arena.

Lorik Cana, që është grumbulluar me pjesën tjetër të djelmoshave për të zhvilluar përgatitjet për përballjen e 8 tetorit me Serbinë ka thënë se ndihet krenar për ato që ka bërë përfaqësuesja deri tani.
Në një intervistë për Procesin Sportiv në Top Channel ai e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm rolin e saj në imazhin e shtetit, ndërsa përballjen me përfqësuesen ballkanike nuk e ka nxjerrë jashtë kontekstit të një ndeshje futbolli.
“Kombëtarja e ka përmbushur më së miri se askush tjetër misionin e saj. Ajo i ka bashkuar të gjithë shqiptarët në të gjitha anët e botës. Kombëtarja i ka bërë të gjithë shqiptarët të krenohen me të dhe me Shqipërinë. Kombëtarja kuqezi i ka dhënë tjetër imazh Shqipërisë në Europë”.
"Kërkoj angazhim maksimal të të gjithëve dhe mbështetje maksimale të tifozëve në tribuna".